Përhapi panik me krizën energjitike? Rama paralajmëron biznesin e madh: Çmimet do të…

Teksa javë më parë paralajmëroi krizën e madhe energjitike që do përfshijë vendin, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është përgatitur për t’i bërë ballë krizës energjetike.

Në Euronews Albania, kreu i qeverisë u shpreh se “detyra numër 1 e një kryeministri është që të ndalë me njerëzit jo vetëm të mirat por edhe të këqijat dhe të jetë i vërtetë”.

“Deklarata ishte mesazh për të vetëdijesuar që jemi përballë një krize që nuk është lokale por globale. Për akuzat e shitjes së energjinë nën çmimin e blerjes, kjo vjen nga situata pasi shitja bëhet në kohë kur ka shumë reshje,” u shpreh Rama.

Ndërsa për planin me tre pika ku përfshihet dhe një fond prej 200 milionë euro, kryeministri tha se ende nuk ka një datë se kur mund të ketë rritje të çmimit për biznesin e madh.

Nga ana tjetër kryeministri tha se për rritjen e çmimit vendos Enti Rregullat i Energjisë ndërsa qeveria vendos për mburojën për familjet dhe biznesin e vogël.

“Këtë gjë nuk e vendosim ne, rritjen e çmimit e vendos Enti Rregullator, ne vendosim mburoja”, tha kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT