Përplasja Berisha-Basha, ironizon juristja: Votuesit e PD duken si fëmijë që po iu ndahen prindërit

Juristja dhe këshilltarja politike, Alba Bajraktari, e shikon përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike si divorci mes dy prindërve.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion, Bajraktari u shpreh se votuesit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike janë ata që humbasin më së shumti nga kjo përplasje.

“Partia Demokratike po humbet shumë. Partia Demokratike përfaqëson demokratët, ata që e mbështesin, ata që patën shpresë dhe kanë shpresë. Si ndihen ata sot? Anëtarët dhe votuesit, por edhe votuesit e thjeshtë të cilët e përkrahin. Ata ndihen sot, më duket mua, si fëmijë që prindërit po divorcohen edhe i thonë zgjidh ti tani. Ai nuk di të zgjedhi. Ai do vetëm të ketë shtëpinë e vetë. Por shtëpia po shkatërrohet”, u shpreh juristja Alba Bajraktari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT