Plani për krizën energjitike, reagon LSI: Edi, vidh më pak dhe rrogat e pensionet rriten “fët e fët”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me planin që prezantoi ditën e sotme kryeministri Edi Rama për krizën energjitike në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se rrogat dhe pensionet do të rriten nësë “Rama do të vidhte më pak”.
“Edi vidh me pak dhe rrogat e pensionet rriten që ç’ke me ate pune!
Nuk eshte ndonje sakrifice e madhe vetem mblidhe pak doren e grabitjes dhe kaq!
E dine te gjithe qe e ke doren plumb te rende! Ndaj vetem lehtesoje pak doren dhe zgjidhen pensionet dhe rrogat fët e fët, aq kollaj si asnje here qe nga koha e Skenderbeut”, shkruan Vasili.