Profesori i kriminologjisë zbulon si po rekrutohen të miturit nga grupet kriminale: Gjithçka nis me…

Vitet e fundit në Shqipëri është parë një fenomen shqetësues, ku të miturit po bëhen pjesë e grupeve kriminale, kryesisht në fushën e narkotikëve.

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço zbulon në emisionin “Zona Zero” në Top News, edhe skemën që përdorin grupet kriminale për rekrutimin e të rinjve.

Gjithçka, duket se nis me një dozë hashash.

“Ka një trend për të përdorur të miturit. Fillimisht adoleshentët joshen me hashash. Ata bie pre e këtij konsumimi. Pastaj, duke qenë se nuk kanë të ardhura dhe vijnë nga familje kryesisht të varfra, gjëjnë pastaj mbështetje tek grupet kriminale. Unë besoj se grupet kriminale janë si gjuetarët dhe gjejnë kategoritë e dobëta. Fillimisht, ata i kalojnë të rinjtë në disa teste të thjeshta besueshmërie, deri në anëtarësimin e tyre në këto grupe kriminale”, deklaroi profesori.

Pak ditë më parë Shqipëria u trondit, pasi një 21 vjeçar, përdorues hashashi, vrau në krye të detyrës efektivin e policisë, Saimir Hoxhën./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT