Protesta para Kryemnistrisë/ Braçe kundër: Populizmi nuk i ul çmimet!

Erjon Braçe ka qenë zëri i parë nga socialistët që ka reaguar për protestën e zhvilluar sot pasdite kundër rritjes së çmimeve dhe asaj që pritet të pasohet me atë të energjisë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai thekson se populizmi nuk i ul çmimet. “Të bësh populizëm e të tërhiqesh plotësisht, do të thotë tu lësh dorë të lirë abuzuesve në treg, të cilët minimalisht, ndihen të pa vëzhguar, të pa hetuar, të pea ndëshkuar për abuzimet e tyre në tregje; Shqip, i nxit!”, shprehet Braçe.

Më tej ai shton se “CMIMET NUK CAKTOHEN NE PROTESTA; eshte thelbesisht populizem te pretendosh se me protesta do caktosh CMIME NE TREG! Eshte po aq populizem sa, ne tregje te perqendruara e kontrolluara nga 4-5 ndermarrje, pa konkurrence, te thuash se duke ulur TVSH-ne do ulesh cmimet; Nuk ndodh, eshte e provuar se nuk ndodh”.

Postimi i plotë

POPULIZMI NUK I UL CMIMET!
KUUUUURRëëë!
Tre gjera dua te them;
E para, eshte POPULIZEM PURO te thuash “kemi 30 vite ne ekonomi tregu dhe cmimet nuk i vendos Qeveria”, referuar rritjes se cmimeve.
Qeveria jo, por institucione publike e te pavarura, rregullatore, e bejne qe cke me te; cmimi i energjise eshte cmim i rregulluar, cmimi i ujit eshte cmim i rregulluar dhe ka arsye, mbrojtja e interesit publik.

Te besh populizem e te terhiqesh plotesisht, do te thote tu lesh dore te lire abuzuesve ne treg, te cilet minimalisht, ndihen te pa vezhguar, te pa hetuar, te pa ndeshkuar per abuzimet e tyre ne tregje;

Shqip, i nxit!

E dyta, ne nje ekonomi tregu funksionale, konkurruese, cmimet vendosen nga kerkesa dhe oferta ne tregjet kombetare;

Pra, cmimet ne ekonomine e tregut funksionale dhe konkurruese, nuk i caktojne dy, tre, kater, pese ndermarrje me sjellje te koordinuar dhe per te ruajtur fitimet e tyre.
Nese ne ekonomine e tregut, funksionale e konkurruese, cmimet nuk i cakton Qeveria, pa me te voglin diskutim nuk mund ti caktojne as kater pese private qe perdorin fuqine e tyre ekonomike per te deformuar tregun, vrare konkurrencen dhe ruajtur fitimet e tyre.

E treta, CMIMET NUK CAKTOHEN NE PROTESTA; eshte thelbesisht populizem te pretendosh se me protesta do caktosh CMIME NE TREG!

Eshte po aq populizem sa, ne tregje te perqendruara e kontrolluara nga 4-5 ndermarrje, pa konkurrence, te thuash se duke ulur TVSH-ne do ulesh cmimet;
Nuk ndodh, eshte e provuar se nuk ndodh.
Perkundrazi godet shtyllen me te rendesishme te te ardhurave, zeron mundesine per te perdorur instrumenta mbrojtes, kompesues, rimbursues ne shtresa te gjera qe goditen nga rritja e cmimeve!
POPULIZMI U PROVUA QE NUK ESHTE ZGJIDHJE!
LIRIA DHE KONKURRUESHMERIA NE TREGJE ESHTE AJO QE NA DUHET.
VO: eshte hipokrizi e madhe qe pasdite te protestosh kunder rritjes se cmimeve dhe, ne mbremje, ne emisionin tend eshte reklama e ndermarrjes qe shet produktet me cmimet e rritura!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT