“Protesta tek pull para Kryeministrisë”/ Rama thirrje qytetarëve: Aman mos e lini vetëm

Avokati Adriatik Lapaj ka ndërmarrë nismën që të protestojë i vetëm para Kryeministrisë ditën e hënë në orën 17:00 për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ai u përplas me Kryeministrin Edi Rama gjatë emisionit Zonë e Lirë.
Adriatik Lapaj: Unë ditën e hënë në orën 17:00 do të jem tek pullë vetëm përballë Ramës. Nëse Kryeministri i qëndron ftesës për të diskutuar me argumente për energjinë, do të dalë një grup njerëzish atje që janë teknikë të fushës.
Kryeministri Rama: E bukur kjo tek pullë se do të thonë njerëzit mos ta lëmë vetëm këtë hajde shkojmë. Unë nuk kam çfarë të them më, se nuk mund t’u them njerëzve që lërëni këtë tek pull.
Kryeministri Edi Rama: Ka edhe ky subvencion në kuptimin me njerëz. Thuaj më mirë më lërni tek pull mos më ngatërroni me këto qebaptoret e partitë.
Adriatik Lapaj: I ka bërë vetë dikur këto, i di këto taktika prandaj.
Kryeministri Rama: Fjala e fundit, Adriatiku do të dalë të hënën në orën 17:00 para Kryeministrisë, mos e lini vetëm të hënën.