Protestë kundër rritjes së çmimeve / Largohet qytetari me flamurin e PD

Qeveria nuk ka marrë ende një vendim për të rritur çmimin e energjisë elektrike, por përballë krizës që ka përfshirë gjithë europën dhe rritjes së këtij produkti në tregjet ndërkombëtare nuk e ka mohuar si ide.

Për të kundërshtuar këtë ide, dhjetra qytetarë të organizuar kryesisht përmes rrjeteve sociale u mblodhën para Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Protestuesit u shfaqën me bukë në duar dhe parrulla kundër rritjes së çmimeve dhe thirrje për uljen e taksave ndaj produkteve të shportës.

Protestuesit kundërshtuan politizimin e protestës dhe u bënë thirrje partive politike që të qëndrojnë jashtë. Në një moment, një qytetar iu bashkua protestës me flamurin e Partisë Demokratike, por protestuesit e larguan, duke i kërkuar që të vendoste flamurin kombëtar dhe mund t’i bashkohej protestës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT