PS bojkoton komisionin e hetimit te zgjedhjeve, Bardhi: Nuk pengojne dot opoziten per te faktuar vjedhjen e zgjedhjeve

Mazhoranca ka bojkotuar mbledhjen e pasdrekes të komisionit të posaccëm hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Prej më shumë se gjysmë ore, PD-ja priste kolegët e mazhoancës, por ato nuk kanë qenë të pranishëm.

Për numrin dy të PD-së, Gazment Bardhi “bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuar vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin”.

“Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit”, u shprehet Bardhi me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë bën të ditur se “Ju njoftojmë se mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar “Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021” nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm. Kryetari i këtij komisioni z.Enkelejd Alibeaj ngarkoi Sekretariatin Teknik të këtij komisioni të njoftojë anëtarët se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor do të zhvillohet më datën 22 tetor 2021, ora 10:00”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT