Qafoku: PD sot është më keq se në ’97, pro Berishës janë 13 deputetë, 19 i ka Basha

Gazetari e analisti i njohur Roland Qafoku e cilësoi si të çuditshme nismën e ndërmarrë nga PD-ja për vettingun në politikë. Ai shprehet se është nevojshme pastrimi i klasës politike, por se koha dhe momenti i zgjedhur nuk është i duhuri.
“Përse në këtë moment dhe pse SPAK, pse duhet të merret me çdo gjë? Rruga e ndjekur nga PD, ka të drejtë Gjikondi kur thotë faktorizimi nga zoti Basha, sepse ajo është me keq në ’97. Ne nuk e dimë se çdo të ndodhë në PD e jo më tani të na bëjë vetting për pastrimin e politikës. Kush do të ikë? Nuk do të ikë lulzim Basha, nuk do të ikë Gazment Bardhi. Kushtetuta jonë është bërë një rregullore”, tha Qafoku.
Sa i përket përplasja brenda PD-së, Qafoku u shpreh se do të vijë dita kur të ketë një përplasje mes Bashës. Ai theksoi se PS është më komode në këtë sherr brenda PD-së, me foltoren e Berishës dhe bunkerin e Bashës, duke ia bërë më të lehtë mandatin e tretë qeverisës. Analisti i njohur deklaroi se nga këto përplasje brenda PD-së kemi një politikë tripolare, ku 13 deputetë janë pro Berishës dhe 19 pro Bashës.