Rama, Bashës: Flet për llumin e politikës, ti je pjella e brilantosur e tij

Për më shumë se një orësh ka pasur replika të ashpra mes Ramës dhe Bashës në Parlament.
Rama me ironi i është drejtuar Bashës duke i kujtuar llumin e politikës, duke iu referuar nismës së PD-së për vettingun në politikë. Ai i ka kujtuar se nëse flitet për llum ti je pjesa e asaj.
“Edhe PD ka pjesën e vet të llumit, unë fjalën llum nuk e kam përdor as për PD-në, ajo pjesë e llumit të ka nxjerrë ty, ti je pjella më e brilantosur. Foltorja është një gajret oi madh për Shqipërinë, përveç atyre që mendojnë se kanë nyrë në karvanin e bacës Isa dhe axhës Ismail. S’kam ca i mbaj me gajret foltores mos i sillë këtu prapë. Rrotulloji gjërat atje se na detyron atje të shkojmë. Kur thua ti do apo s’do do të kem përballë. Unë ty do të kem përballë, e nuk di si të ndihmoj realisht, e nuk e kam si të ndijmoj, e nuk akm cinike, e nuk di e si ta ngrej debatin. E vjen këtu e lexon abataren e mësuar nga llumi, mos shpfi si llumi, mos ndiq karikaturat e llumit. Ti duhet të rilindësh. Na dëgjo ki besim dhe ndërvepro këtu me gjuhën e fakteve. Ka plot fakte”Mos e harro kurrë se ke sfidën e madhe, megjithë se ai llum të nxorri në krye, vepro këtu me ngjyrën e fakteve”, tha Rama.
Pjese nga fjala e kryeministrit
Atëherë përqendrohu kur flet se kujton se bie përballë e bie vetes gjithë kohës. Përqendrohu kur flet. Më flet mua për llumin e tranzicionit e tani ke filluar këtë fjalinë e bukur që edhe PD ka pjesën e vetë të llumit. O Lulzim, po nëse PD-ja ka pjesën e vetë të llumit, unë fjalën llum nuk e përdor, nuk e kam përdorur ndonjëherë, as për PD-në që të jemi të qartë, se është fjalë e madhe. Po nëse PD ka pjesën e vetë të llumit, ajo pjesa e llumit të ka nxjerrë ty more Lulzim, ti je pjella më e brilantinosur e atij llumi, kështu që kujdes se nuk e kam unë fare për të mbajtur me gajret foltoren. Foltorja është gajreti i Shqipërisë. Çfarëdo që të bëj unë, foltorja është një gajret aq i madh për Shqipërinë, sheh Shqipëria dhe mban brinjët me dorë me foltoren, përveç atyre që janë të përfshirë drejtpërdrejt e që duket se kanë hyrë në karvanin e bacës Isa me axhën Ismail e do çlirojnë prapë Shqipërinë nga perandoria e radhës, perandoria amerikane. Ata po, ata janë karvan e do dalin me atë karvan. Unë nuk kam çfarë ti mbaj me gajret foltores, foltorja na mban me gajret ne. Kurse ti jo, mos e sill këtu prapë, mos i sill këtu këto, mos na ço gjuhën aty ku të dhëmb dhembi ty, të lutem. Rrotulloje gjuhën në një mënyrë që të mos shkojë atje se na detyron dhe ne të vijmë atje pastaj. E kur thua ti që do apo nuk do, mua do më kesh përballë, vallaj kjo është pastaj çfarë të të them unë ty. Po unë ty të dua përballë gjithmonë, dihet ajo punë. Unë të kam dashur, të dua e do të të dua, e nuk di si të të ndihmoj, realisht dhe nuk e kam cinike këtë, por realisht për ta ngritur në një nivel tjetër debatin, se vjen këtu, e di çfarë bën ti? Ti vjen këtu ekzaktësisht duke lexuar abetaren që të ka mësuar ai llumi nga i cili tani po na distancohesh.
Nuk bëhet distancimi nga llumi duke qenë zgjatim i tij. Trego që nuk je dhe je realisht i distancuar e mos shpif si llumi, mos shaj si llumi, mos merr njerëz nëpër gojë si llumi, pra shkurt muhabeti, mos ji karikatura e llumit. Llumi është origjinali ta kam thënë e mos e harro kurrë që ti ke sfidën më të madhe, jo PD-ja, sepse ti duhet t’i provosh vetes në radhe të parë, pastaj të tjerëve, që megjithëse ai llum ty të nxorri në krye, ti je tani diçka tjetër. Ti duhet të rilindësh. Ne dimë se si shkohet drejt rilindjes, na dëgjo. Ki besim dhe ndërvepro këtu me gjuhën e fakteve. Ka plot fakte. Ia thashë dhe Ferdinandit. Nëse hyj në garë unë me Ferdinandin se kush ka më shumë kritika për të bërë për Durrësin, e fitoj garën, e nuk ka nevojë fare as të shpif, as të akuzoj, as të kriminalizoj dynjanë me llafe, por duke iu referuar fakteve dhe urdhëroni, si ju do ti bënit këto. Kjo është opozita. Si do t’i bënit ju.
Nëse ti më thua që plehrat duhet t’i lëmë rrugëve, unë nuk jam dakord me ty. Nuk mund t’i lëmë rrugëve. Duhet t’i mbledhim nëpër pikat e grumbullimit. Nuk është kjo alternativa, ashtu sikundër nuk është alternativa të përdorësh burime pa pasur asgjë. E ke lexuar raportin e FMN? Se e përmend këtu FMN. E para, FMN nuk ka lidhje fare me raportimin e vdekjeve, nuk i raporton FMN-ja vdekjet, që ta dish. Nuk është FMN-ja që raporton vdekjet, është tjetër institucion. FMN-ja në raportin e vetë ka thënë qartësisht që ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri të konsiderueshme e politikat e ndjekura kanë garantuar një rimëkëmbje të shpejtë e të qëndrueshme. Këtë e ka thënë FMN, e ke në raport. Çfarë më thua mua a e ke lexuar sa të vdekur keni se e ka thënë FMN. Tek kush FMN e ke lexuar? Mblidh burimet. Shtrëngohu. Fokusohu.
Sa për atë sfidën e madhe që bën ti, unë nuk dua të bëj komente këtu. Unë ta kuptoj ty se ku e ke hallin me atë vettingun tënd, ta kuptoj shumë mirë ku e ke hallin, është gjetje e lodhur në fakt, që të jemi të qartë, se nuk ta beson njeri ty, megjithatë unë nuk dua ta diskutoj sepse unë i qëndroj atij parimi që kam thënë. Hajde ta diskutojmë, siç meriton të diskutohet, me ekspertët tuaj, me ekspertët tanë, ku doni të dilni, si doni ta bëni, mbi cilat praktika të mira ndërkombëtare bazohet, në cilat vende ka treguar që ka sukses, çfarë thonë partnerët tanë për këtë punë, çfarë thonë institucionet.
Nëse ne na del që kjo nisëm është shpëtimtare për vendin, patjetër që ne do ta votojmë. Nëse na rezulton që kjo nismë është një kamerdare si ato të fëmijëve që fryhen me gojë për të bërë sikur notojnë, në formë peshkaqeni, atëherë ne do themi Lulzim, vazhdo vëlla, bëj rolin e peshkaqenit të gomës që të mbrohesh nga peshkaqeni i foltores. Nuk është puna jonë kjo. Thjesht ta ndajmë këtë. ju keni ekspertë plot, ne kemi disa, e shohim, e diskutojmë, patjetër, çdo gjë që i shërben interesit të vendit, ne na keni por, çdo gjë që mban pastaj era foltore, ne na keni kundër.