Rama flet për ndërtimin e tre hekurudhave. Lidhje me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut,

Nga edicioni i 7 Forumit  të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, qw po zhvillohet në Tiranë,  kryeministri Edi Rama u shpreh se vetëm dukw bashkëpunuar, mund të ndwrtohet një “Ballkan më i mirë”.

Kryeministri foli për 3 linja hekurudhore që do të lidhin Durrësin me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Prishtinën, e më pas me Nishin.

 “ Na duhet që ta lidhim Durrësin me Malin e Zi në kuptimin hekurudhor, pasi nuk ka kuptim ndryshe. Lidhja e Durrësit me Hanin e Hotit dhe me Malin e Zi, do të nxisë tregtinë. Ne presim me padurim që të punojmë për hekurudhën tjetër Durrës-Prishtinë dhe më pas të lidhemi me Nishin, që e sjell investimin në një rrjet më të gjerë rajonal. Nuk po e vendos në tabelën e përparësive, por këto të trija janë përparësi. Një tjetër segment është Durrës-Maqedoni e Veriut, që do të jetë kuptimplotë për rajonin. Do të jetë më rëndësi paralelisht me punën që kemi nisur për Portin e Ri të Durrësit, që do të jetë më dinjitoz nga pikëpamja mjedisore. Kjo ishte sa i takon hekurudhave dhe rrugëve. Sigurisht urojmë që të mund të shoqërojmë projektin e hekurudhës Durrës-Maqedoni e Veriut dhe me projekte të infrastrukturës, por do të dhe të kalojmë disa pengesa në situatën aktuale. ”, pohoi Rama.

Kryeministri mbrojti sërish nismën për “Ballkanin e Hapur”.

“Unë këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur do kemi një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim”, tha Rama./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT