Rama nxjerr pamjet/ Ja si do të duket vija bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga projekti Lungomare 3 në Vlorë.
Lungomare 3 është vazhdimi i Lugomares që fillon nga porti i qytetit bregdetar. Ky projekt përfshin vijën bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum.
Në postimin e tij në Facebook, kreu i qeverisë njofton se ky transformim do të nisë nga fillimviti i ardhshëm.
“Mirëmëngjes, dhe me projektin e “Lungomare 3”, përgjatë vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum, ku fillimvitin e ardhshëm ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.