Rama përmend raport “konfidencial”: Është rritur çmimi i hashashit sepse ka rënë prodhimi

Rritja në mënyrë stratosferike e çmimit të kanabisit në botë për Kryeministrin Rama lidhet edhe më Shqipërinë. I ftuar në emisionin ‘Zonë e lirë’, kreu i qeverisë theksoi se kishte lexuar një raport sekret që faktonte se rritja e çmimit të kanabisit ka ardhur nga rënia drastike e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
Duke iu përgjigjur një parulle të përdorur nga protestuesit se “kushton më shumë buka se hashashi”, Rama u shpreh se ka një rritje katastrofike të çmimit të hashashit, pasi nuk ka prodhim.
“Ka një rritje stratosferike të çmimit të hashashit, për shkak se nuk ka prodhim. Është rritur shumë çmimi, se ka rënë prodhimi. E kam parë në një raport. Nuk ka më as kapje nga policia italiane, për shkak se ka rënie drastike të prodhimit në Shqipëri. Ky është lajm shumë i mirë për mua.
Raporti është Është konfidencial. Raporti nuk është nga ana jonë, jo nga ne, dhe flet për rënien drastike të kultivimit në Shqipëri. Kjo do të thotë që në tregun e zi ndërkombëtar, çmimi ka shkuar në stratosferë. Po flasim për furnizimin nga tregu i Shqipërisë. Raporti ishte specifik. Tani unë nuk e di kemi ardhur të flasim këtu për çmimin e energjisë, apo të hashashit”, tha ndër të tjera Rama.