Rinumërimi i 25 prillit/ PD e para në “vjedhjen” e votave (FAKSIMILE)

Rinumërimi i pjesshëm verifikues i votave të 25 prillit konfirmon fenomenin e numërimit për partitë e mëdha të votave që janë hedhur në kuti për partitë e vogla.

Ironike është fakti se nga rinumërimi i 235 kutive, rezulton se Partia Demokratike është ajo që ka përfituar më shumë vota nga partitë e vogla, me 60 të tilla në rang kombëtar, ndjekur nga PS me 43 vota.

Votat janë shtuar nga numëruesit e të dyja palëve, që kanë dalë zbuluar nga procesi i verifikimit. Çudia është se me kërkesë të Partisë Demokratike është ngritur një Komision Hetimor Parlamentar për atë që opozita e quan “Masakër elektorale”.

Mes kandidatëve, votat i janë hequr Sali Berishës, Edi Ramës, Fatmir Xhafajt, Belinda Ballukut, Belind Këlliçit, e Mimi Kodhelit, ndërsa rekordin për vota të shtuara nga kandidatët e mban Eduard Shalsi me 80 të tilla.

Rinumërimi i 25 prillit / PD e para në “vjedhjen” e votave

Back to top button
LAJMET E FUNDIT