Rritja dramatike e çmimeve, si “karteli i grurit dhe plehrave kimike” po godasin qëllimisht fermerët

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar sërish për rritjen e çmimit të bukës. Sipas tij, “karteli i importuesve të grurit, prodhimit dhe tregetimit të miellit, në mënyrë të koordinuar e të dhunshme, grumbullojne grurin e këtij viti me vetëm 33 l/kg”.
Teksa publikon një foto nga një një fushë me grurë në Terbuf, Braçe thotë se situata këtë vit është më problematike.
Sipas tij, pas “kartelit të grurit” është aktivizuar edhe “karteli i plehrave kimike”, duke rritur në mënyrë të koordinuar çmimet dhe duke dekurajuar fermerët.
“Kështu ndodh kur farerat, plehrat, importi i grurit, GRUMBULLIMI I GRURIT, prodhimit të miellit, tregëtimit të miellit për bukë, dominohen nga një ndërmarrje e vetme, nga një oligark në një treg ku sjellja e koordinuar është terësisht e hetuar, analizuar, provuar, gjykuar“, denoncon socialisti.
Mesazhi i plotë
KJO ISHTE FUSHA E TERBUFIT KËTË VERË! GRURI YNË ËSHTË KY!
Deri ne sezonin e 2020 kemi prodhuar këtu, e jo vetëm, 237 mijë tonë grurë. Gruri po bëhet jetik tani kur prodhimi në tregjet e medha është kufizuar dhe i shtrenjtë, ndaj tani jam i shqetësuar.
Kur jemi vetem 30 dite larg nga afati i mbjelljeve për grurë, siperfaqet e punuara e mbjella deri tani me grurë në Terbuf e Muzeqe përgjithësisht, janë të pakta, asfare në trendin e dy viteve të fundit, por mbi të gjitha shumë larg nevojës ndikuar nga kriza e këtij viti.
Sapo mbyllem paisjen me naftë të mbi 2500 familjeve bujqësore që kishin aplikuar për NAFTËN FALAS; Kemi hequr kështu një pjesë të madhe të kostos.
Por çmimet e plehrave kimike janë dy dhe trefishuar, caktuar, njoftuar e aplikuar nga karteli i plehrave kimike:
Dap-i nga 5200 l/kv shkoi 7500 l/kv,
Ure-ja ishte 3400 l/kv shkoi 6500 l/kv, Superfosfati ishte 1400 l/kv shkoi 2500 l/kv, Nitrati ishte 2800 l/kv shkoi 5600 l/kv;
Do ishin edhe 20% më të shtrenjta nëse qeveria nuk do kishte hequr TVSH për to;
Ndërkohë, karteli i importuesve të grurit, prodhimit dhe tregetimit të miellit, në mënyrë të koordinuar e të dhunshme, grumbullojne grurin e ketij viti me vetëm 33 l/kg.
KËSHTU VRITET INTERESI EKONOMIK PËR PRODHIMIN E GRURIT NË FUSHAT TONA!
Kështu ndodh kur farerat, plehrat, importi i grurit, GRUMBULLIMI I GRURIT, prodhimit të miellit, tregtimit të miellit për bukë, dominohen nga një ndërmarrje e vetme, nga një oligark në një treg ku sjellja e koordinuar është terësisht e hetuar, analizuar, provuar, gjykuar!
Çlirimi i tregjeve nga këta, është jetik për bujqit dhe qytetarët që konsumojnë në këtë vend!/Gazeta SHQIP
View this post on Instagram