Shahu politik/ A do të ketë një pakt LDK-PDK kundër Vetëvendosjes në raundin e dytë?

Në 12 komuna Lëvizja Vetëvendosje është në balotazh. Në përballjen e 14 nëntorit, të betejës finale shihet me interes se si do të operojnë partitë opozitare, si Lëvizja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Interesante do të jenë garat në qytetet e mëdha si Prishtinë, Gjilan, Gjakova dhe Prizreni. Pjesën më të madhe të përballjeve VV-ja e Kurtit e ka me PDK-në dhe LDK-në. Pas certifikimit të rezultateve të raundit të parë kanë nisur lëvizjet e para për koalicione të mundshme. LDK-ja në Maliveshevë edhe pse nuk është në balotazh në këtë komune është e gatshme për koalicione dhe pret ofertën nga partitë që janë në garë. Në këtë komunë balotazh është ndërmjet Nisma-PDK. Ky mund të shihet edhe si një sinjal që mund të zgjerojë bashkëpunimin politik të PDK-së me LDK në komunat e tjera.
“Ne për momentin nuk kemi ndonjë qëndrim apo vendim rreth kësaj teme, para se të marrim vendim do të konsultohemi mirë me zyrtarët dhe simpatizantët tanë në Malishevë, por edhe me kryesinë qendrore në Prishtinë”, ka theksuar ai. “Një parakusht i yni për koalicion është që partia e cila e dëshiron mbështetjen tonë duhet të realizojë një pjesë të programit tonë që e kishim për këto zgjedhje. Përparësi do të ketë partia që prezanton ofertë më serioze”, ka deklaruar Bajrush Hoti i LDK-së. I pyetur nëse dega e LDK-së është më e afërt me ndonjërën nga dy partitë që kanë shkuar në balotazh, Hoti ka deklaruar se jo.
Ndërsa kandidati për kryetar i LVV-së, Alban Krasniqi ka dalë me thirrje publike për bojkotimin e balotazhit nga simpatizantët e Vetëvendosjes.
Ndërsa kandidati i VV-së në Vushtri ka deklaruar se VV-ja mund të përfshihet në balotazhin e 14 nëntorit. Lëvizja Vetëvendosje, që ka dalë e treta në Komunën e Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, nuk do të rrijë neutrale në procesin e balotazhit. Tashmë pritet të shihet “shahu” politik i balotazhit, ndërsa PDK dhe LDK janë më të prirura për të bashkëpunuar, pasi duan të ndëshkojnë Vetëvendosjen.
Perballjer e VV-se
Në Prishtinë kandidati i LVV-së, Arben Vitia do të përballet me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, i cili doli i dyti në këto zgjedhje.
Në Gjakovë, ish-kryetarja Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje do të garojë kundër kryetarit të deritanishëm, Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
në Prizren, Mytaher Haskuka i LVV-së do të garojë në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj.
Në balotazh me PDK-në, LVV-ja do të jetë edhe në Shtime. Qemajl Aliu që kërkoi për herë të parë votën e qytetarëve, do të përballet me kryetarin e deritanishëm të Shtimes, Naim Ismajli.
Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi i LVV-së është në garë me Ekrem Hysenin e LDK-së.
LVV-ja do të synojë fitore në balotazh edhe në Gjilan, me kandidatin Alban Hyseni, i cili do të përballet me kryetarin e deritanishëm, Lutfi Hazirin e LDK-së. Këto dy parti do të garojnë edhe në Fushë Kosovë dhe në Viti./Gazeta Shqip
Në balotazh do të shkojnë këto komuna:
Gjakova beteja mes AAK-LVV
Gjilani LVV-LDK,
Dragashi PDK-LDK
Klina AAK-PDK
Kamenica- Partia Socialdemokrate -LVV
Podujeva LVV-LDK
Prishtina LVV-LDK
Prizreni LVV-PDK
Vitia LDK-LVV
Vushtrria PDK-LDK
Malisheva Nisma-PDK
Juniku AAK-LDK
Mamusha -Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KAT
Gllogoci- PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD
Kllokoti Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS)
Istog LDK-AAK
Shtimja PDK-LVV
Rahoveci AAK-LVV
Obiliqi – Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV
Fushë Kosova LDK-LVV
Kaçaniku LDK-LVV