Shehu: E vetmja “recetë” për zgjidhjen e krizës është rrëzimi i qeverisë së Ramës

Deputeti demokrat Tritran Shehu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh se Shqiëpria do të goditet nga kriza energjitike, e cila do të sjellë rritjen e çmimit të karburantit.

Shehu thotë se Rama bën rolin e Kasandrës, pasi Shqipëria ka patur çmimet më të larta edhe kur çmimi i naftës në botë ka qenë i ulët, ndaj e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë, është rrëzimi i qeverisë Rama.

Postimi i plotë:

Rama ben Kasandren per te fshehur deshtimin e tij.

Perseri fajin e ka Bota per varferine e thelle, pa punesine, kolapsin e sistemit te shendetesise, braktisjen e vendit etj ne Shqiperi.

Sepse “kriza” e madhe e ka burimin jashte nesh, ne qenkemi vetem viktima te saj.

Sikur deri me sot kemi qene ne “parajse”.

Kriza globale do na varferoje se nje “fuci” nafte do shkoje ne 100$.

Ne fakt edhe kur ishte 50 $ ne kishim cmimet me te larta te karburanteve ne Bote, te varfer ishim e te varfer do jemi.

Edhe atehere vdiqen mbi 16 mije njerez nga Covid, sot rrezikohemi per me shume, pavaresisht cmimit te naftes.

Pra shkaku i vuajtjeve te shqiptareve nuk eshte cmimi i naftes ne Bote.

Eshte vetem keq qeverisja e Rames dhe e kesaj qeverie te “semure” thellesisht.

Asgje nuk mund ta “sheroje” kete qeverisje e kete Kryeminister.

Ka vetem nje rruge dalje:

—Ajo duhet rrezuar, permbysur sa me shpejt, ashtu si permbysen rregjimet kudo ne bote.

Nga popujt!

Kjo eshte e vetmja “recete” per neve edhe per kete “krize”, qe Rama si Kasandra “shikon”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT