Sherri për një tavolinë/ Kush janë dy zyshat e Çajupit që ‘lanë nam’ dje në Tiranë, merret vendimi për to (EMRAT)

Janë pezulluar nga puna dy mësueset e shkollës “Çajupi” në Tiranë pas ngjarjes së shëmtuar të ndodhur dje rrugëve të kryeqytetit.

Ato janë Elida Qenami, mësuese letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie. Vendimi është marrë nga Zyra Vendimore e Arsimit në Tiranë.

Sipas policisë sherri ka nisur në një lokal në afërsi të shkollës në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktuar verbalisht për tavolinën në lokal, e më pas kanë përfshirë edhe familjarët e tyre.

Në hetim në gjendje të lirë janë familjarët Elton Kasaj, Enrik Qenami, Enea Kovaçi, Ndriçim Qefalija, Laert Duro, Alvaro Toptani.

Ad by Valueimpression
NJOFTIM

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, pasi konfirmoi zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në konfliktin ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen e komisionin e etikës dhe disiplinës për vlerësimin e rastit në fjalë.

Komisioni menjëherë pas kërkesës mori vendimin për pezullimin e dy mësueseve nga puna deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti, se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT