Shifrat/ Entet publike të zhytura në borxhe ndaj OSHEE, Çela: Pse nuk ua ndërpresim dot energjinë elektrike

Administratori i OSHEE, Adrian Çela ka zbuluar se 20.3 miliardë lekë të reja është borxhi që i detyrohen OSHEE-së entet publike.

Në komisionin e ligjeve ku po diskutohet marrëveshja e huasë ndërmjet OSHEE dhe BERZH-it, Çela tha se 17.3 mld lekë është borxhi i Ujësjellësave, 2.4 miliard ARMO dhe 2 mld Albpetrol.

“Borxhi që i kanë OSHEE është 20.3 miliardë lekë të reja. 17.3 mld është borxhi i ujësjellësave dhe jobuxhetorëve. ARMO psh  ka 2.4 miliard lekë. Dua të sqaroj se situata te ARMO ka një problematikë që nuk zgjidhet prej më shumë se 10 vitesh.

Që kur është privatizuar është privatizuar me nënstacionin dhe aty ka një konflikt mes bashkisë Ballshit dhe fabrikës për të njohur debinë e ujësjellësit. Jemi në proces gjyqësor por ka një radhë në proces gjyqësor për sekuestrimin e nënstacionit ku nuk jemi vetëm ne.

Jemi para një dileme si në rastin e ARMO-s dhe ujësjellësave, që të lëmë qytetarët pa ujë apo t’i ndërpresim aktivitetin. Shumë prej këtyre ujësjellësave u kemi bllokuar dhe llogaritë bankare.

Është një borxh i trashëguar në vite. Problem është dhe Albpetrol, i cili në 2020 për shkak të mosshitjes së naftës për mungesë tregu si rezultat i Covid krijoi një borxh prej 2 mld lekësh. Por prej 5 muajsh kemi hyrë në akt-marrëveshje, e kemi skeduluar borxhin dhe është duke u likujduar.

Është shumë e thjeshtë të thuhet pse nuk i ke prerë energjinë, por dëmin nga ndërprerja e energjisë në puset e naftës mund ta llogarisni vetë. Kemi qenë të detyruar në disa raste të mos veprojmë.”, tha ai.

Në vendin tonë Çela tha se janë zbuluar 2 “ferma” Bitcoin njëra në Tiranë dhe tjetra në Fushë Krujë, të cilat janë zbuluar pasi është konstatuar vjedhja e energjisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT