Shkarkimi i Flamur Nokës! Ja kush i merr vendin te komisioni i sigurisë

Javanews
Home Kryesoret
Basha e shkarkoi si zv.kryetar i Komisionit të Sigurisë/ Xhaferraj i merr vendin Flamur Nokës
14/10/2021 10:58
Basha e shkarkoi si zv.kryetar i Komisionit të Sigurisë/ Xhaferraj i merr vendin Flamur Nokës
Ferdinand Xhaferaj është zgjedhur zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Xhaferaj do të zëvendësojë në këtë pozicion deputetin Flamur Noka, i cili u shkarkua nga detyra nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Ishte kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla që bëri me dije votimin e Xhaferajt si zv/kryetar në Komisionin e Sigurisë.
Deputeti Flamur Noka u shkarkua këtë të hënë si zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë.
Partia Demokratike njoftoi se kryetari Lulzim Basha gjithashtu e ka paralajmëruar Nokën për përjashtim nga grupi parlamentar i demokratëve.
Arsyeja e këtij vendimi sipas selisë blu, është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në një laborator të prodhimit të gënjeshtrave dhe akuzave ndaj krydemokratit Lulzim Basha.