“Shpenzoji paratë për ujë të rrjedhshëm 24 orë, pastaj satelitët në orbitë”, Rama u përgjigjet talljeve: “Na duhen për kontroll, se kontrolli sjell ujin”

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Kuvend ditën e djeshme Kryeministri zbuloi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”.
Deklarata ka shkakktuar shumē ilaritet publik. Por sot gjatë deklaratës për media kryeministri deklaroi se këto satelitë do ti kemi shumë shpejtë sepse duhen për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit sipas tij.
Rama: Kini durim, qeshni sepse është shëndet dhe mirë ju bën. Shqipëria do të ketë satelitë dhe do ti ketë shpejt për të forcuar kontrollin në të gjithë territorin. Këto janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë monitorim të territorit, që nga kufijtë, tek ndërtimet që kryhen, tek monitorimi lidhur me informacionin i duhet strukturave për luftën kundra trafiqeve. Nuk ka nevojë për të qenë një vend i zhvilluar për t’i dhënë vetes mjete të kësaj strukture.
Pyetje: Me se do blihen, do bëni rishikim buxheti? Në rast se po, ujë 24 orë, apo satelitë në orbitë për kontrolle?
Rama: Po t’i them unë që satelitët do lidhen dhe me ujin 24 orë çfarë do thoni ju? Të gjitha bashkë. Nëpërmjet satelitëve do të kemi kontroll të përditshëm mbi të gjithë Shqipërinë dhe do të mund të identifikojmë çdo lloj ndryshimi apo ndërhyrje të paligjshme.
Na duhet sy inteligjent që i tejkalon kapacitetet njerëzore. Edhe për identifikuar çdo ndërtim pa leje jo duke e lënë në rrjedhën e inspektimeve dhe duke u gjetur para një ngrehine që ka shkuar në kat të tretë. Me dron inteligjent, kjo identifikohet të nesërmen. Kush cënon integritetin e Shqipërisë, do të ketë parasysh që po e sheh dikush tjetër që nuk korruptohet as kompromentohet dhe nuk gjendet në asnjë lidhje krushqie apo farefisi se është lart.