Shpërthen Gjergj Leka: Ndyrësirë mbi ndyrësirat! E zunë haqet e Kosta Grillos

Pas arrestimit të ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, kantautori i njohur Gjergj Leka ka shpërthyer ndaj tij.

Gëllçi, sëbashku me 9 punonjës të tjerë, u arrestua dje për shpërdorim detyre.

Me një postim në Facebook, Leka u bën thirrje gjykatësve që t’i japin dënimin e merituar dhe të gjithë do ju jenë mirënjohës.

“Te dashur miq gjykates, miq te muzikes e te se vertetes…..Kete maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg celesin!

Do tju jete mirenjohes arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyresire mbi ndyresirat. E zune haqet e Kosta Grillos qe e pushoi nga puna legeni!”- shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT