Shpërthimi i papritur i Bashës kundër Berishës, Ramës e Metës/ Analisti: Do mbytet në “Trekëndëshin e Bermudës”

TIRANË – Lulzim Basha doli sot kundër të gjithëve. Lideri i PD doli hapur për herë të parë kundër Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, por edhe kundër atyrë të cilëve ai i quan oligarkë.

Për analistin Carlo Bollino, epiteti “Trekëndëshi i Bërmundës” nuk është i gjetur nga Basha, pasi ai trekëndësh i mbyt anijet.

Sipas analistit, nuk fitohet lufta pa ushtri.

“Ajo që vlen për Sali Berishën vlen edhe për Lulzim Bashën. Basha nuk është prurje e re. Mendoj se bëri thjesht një batutë. Nuk na jep një imazh frymëzues, apo optimist brenda radhëve të opozitës. Metën, ose më saktë LSI-në, Basha e ka mbajtur aleat deri në zgjedhjet e 25 prillit.

Tani ai po ndahet nga Ilir Meta. Në të vërtetë nuk ka patur një marrëdhënie të ngushtë me Ilir Metën. Basha është ndarë edhe nga Kryemadhi. Tani ka vendosur që të luftojë met ë gjithë. Nuk e di nëse ka forcë për t’i luftuar të gjithë. Por është e vështirë të hysh në luftë pa ushtri dhe të fitosh”, tha Bollino në OPEN./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT