Shuhet Rolf Alther, politikan dhe themelues i shoqatës Zvicër-Shqipëri, prej vitesh jetonte në Durrës bashkë me gruan

Rolf Alther, politikan dhe sipërmarrës i njohur zviceran, ka ndërruar jetë dje në qytetin e Durrësit. Themelues i shoqatës Zvicër-Shqipëri, Alther prej 7 vitesh jetonte në Durrës me bashkëshorten e tij.

Ai ishte një mik i vërtet i shqiptarëve dhe gjatë veprimtarisë së tij si kryetar i shoqatës së miqësisë, shfrytëzoi gjithë potencialin e tij prej politikani dhe sipërmarrësi për të afirmuar Shqipërinë dhe mundësitë e saj, shkruan newsbomb.al.

Rolf Alther ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare dhe varrimi do të bëhet në Durrës, sipas amanetit që ai kishte lënë vetë më parë. Ai do të mbetët një nga figurat më kryesore që kontribuoi për forcimin e lidhjeve mes dy popujve tanë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT