Si sot 2 muaj më parë i ‘shpëtuan’ vdekjes/ Çifti afgan merr pjesë në Maratonën e Tiranës (FOTO)

Kush do ta mendonte që pas 2 muajsh do ishin duke marrë pjesë në një maratonë në një qytet tjetër, të një shteti tjetër të panjohur për ta.
Kanë kaluar fiks 2 muaj kur avioni i parë me afganë u largua nga Kabuli më 16 gusht pas pushtimit nga talebanët, dhe pamjet e tmerrshme u bënë virale në të gjithë botën.
Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, ishin vrapuesit e Maratonës së Tiranës ditën e sotme.
Çifti nga Afganistani të cilët u detyruan që ta braktisin vendin e tyre pasi ardhjes në pushtet të talebanëve, janë të njohur për pjesëmarrjen në maratona të ndryshme duke iu bashkuar kauzave.
Kësaj here, kauza e tyre ishte për refugjatët dhe afganët të cilët në këto momente po kalojnë një situatë aspak të qetë.