Tërmeti në Lezhë, bashkia jep informacion dhe vë në dispozicion një numër telefoni

Menjëherë pas lëkundjeve të tërmetit të cilat goditën mbrëmjen e sotme qytetin e Lezhës, bashkia e këtij qyteti ka reaguar duke dhënë informacionet e para.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkia e qytetit të Lezhës bën me dije se fatmirësisht lëkundjet e tërmetit 4.5 ballë nuk kanë shkaktuar asnjë dëm, teksa shton se strukturat e Emergjencave civile së bashku me administratorët dhe Kryetarët e fshtrave ndodhen në terren për të inspektuar të gjithë zonën.
Ndër të tjerab në njoftimin e bashkisë është afishuar një numër në të cilin mund të kontaktojnë të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme.
Njoftimi i plotë:
Nga Informacionet paraprake te marra nga struktura e emergjencave ne Bashkine Lezhe, lekundjet e para disa minutave me pare, te cilat sipas informacioneve ishin 4.5 balle, nuk kane shkaktiar deme.
Struktura e Emergjencave civile bashke me Administratoret dhe Kryetaret e fshatrave jane ne terren per cdo problematike.
Per probleme ne vazhdimesi, ju lutem na vini ne dijeni duke na shkruar ose na kontaktoni ne:
Cel: 0692443311
Faleminderit
Bashkia Lezhe