Top Story/ Sa i kushton taksapaguesve shqiptarë fatura e arbitrazhit?

Cështja Beccheti nuk është fatura e vetme e kripur që taksapaguesit shqiptarë të cilët ushqejnë buxhetin e shtetit, do të kontribuojnë për mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe një investitori të huaj.

Të dhënat e Raportit të Mesvitit mbi zbatimin e buxhetit 2019 dhe 2020, Qendr?s Nd?rkomb?tare p?r zgjidhjen e Mosmarr?veshjeve t? Investimeve si dhe Raportit Vjetor Mbi Zbatimin e Buxhetit te Shtetit 2018, i publikuar nga Kontrolli i Lart? t? Shtetit, Open Data Albania, tregojnë se deri n? Qershor 2020, Shteti Shqiptar njeh detyrime t? mbetura që lidhen me Arbitrazhet Ndërkombëtare në vlerën totale prej 109 mln e 485 mijë e 296 Euro. Detyrimi kanë të bëjnë me Dëmshpërblime që shteti shqiptar duhet tu japë palëve, kryesisht biznese që kanë fituar në Arbitrazh ose kosto shpenzimesh arbitrazhi. Këto detyrime përveçse janë të formës përfundimtare, edhe janë njohur nga Shteti.

Ndërkohë ka procese të tjera Arbitrazhi që ende nuk kanë marrë formën përfundimtare apo ende nuk janë njohur zyrtarisht nga Shteti Shqiptar të cilat janë fatura potenciale në kurriz të taksapagueëve shqiptarë. Po njësoj detyrime janë edhe kostot administrative t? arbitrazhit apo kamatat e mosshlyerjes së detyrimit menjëherë në kohë.Në gjyqet ndërkombëtare të Arbitrazhit për të cilat Shteti shqiptar njeh detyrime financiare janë shtatë çështje. Këto detyrime janë dëmshpërblime për Investitor? Privat? apo Biznese që kanë pretenduar apo paditur Shtetin shqiptar, sikurse edhe kosto që lidhen me procesin e gjykimin në arbitrazh;

J & P Avax kundër Ministrisë së Transportit;
SAFA shpk kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
Valeria s.r.l kund?r Ministris? së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Anglo-Adriatica Group Limited vs Shqipërisë kundër Ministrisë së Financave
Porti Karpen HFW LLC kundrejt Shqipërisë;
TIA (Tirana International Aeroport) shpk kundrejt Shqipërisë

“Kostot nuk vijnë menjëherë. Në qoftë se shteti shqiptar miraton një ligj me palë përfituese shteti shqiptar duket sikur nuk ka difekt apo problematikë. Por në momentin që kjo nuk realizohet, palës i lind e drejta që ta zgjidhë mosmarrëveshjen në arbitrazh dhe të kërkojë vlerën e munguar të kontratës që nuk ka realizuar”, u shpreh Aranita Brahaj, Open Data

Por pesh?n më t? madhe ndaj faturës totale t? Arbitrazheve, me rreth 91,3% e ka Çështja Hydro dhe t? tjer?t kund?r Shqip?ris? – Familja Becchetti. Ky vendim është njohur nga shtetit shqiptar si detyrim që në dokumentin zyrtar Raporti i Mes Vitit mbi Zbatimin e Buxhetit 2019, t? publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomis?. Detyrimet për këtë cështje janë në vlerën 99.6 milion Euro Dëmshpërblim i drejtpërdrejtë ndaj Investitorit dhe 0.3 milion Euro kosto administrative t? procesit t? arbitrazhit. Në llogaritë e tij, Shteti Shqiptar e ka njohur vetëm 99.9 milion Euro. Por Vendimi i Arbitrazhit e ka gjykuar 108 milion euro.

Vlera e njohur dhe raportuar nga Qeveria Shqiptare nuk përfshin kamatën për vonesën e pagesës së Dëmit të Vendimit 2018. Në këtë vendim parashikohet se për cdo vit Vonesë Qeveria Shqiptare ngarkohet me një kamatë që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa miliona Euro shtesë. Shkak i mosmarr?veshjeve mes pal?ve është pengesa për realizimit e investimeve n? hidrocentralin e Kalivaçit, Televizionin Agon Channel dhe impjantin e trajtimit t? mbetjeve nga kompanit? Hydro s.r.l dhe Costruzioni s.r.l. Palë përveç Francesco Beccheti në pretendim janë edhe aksionerët e tjerë Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liljana Condomitti. Por gjykata e arbitrazhit ka pranuar vetëm padinë për investimin në Agon Channel.

Nj? tjet?r detyrim lind nga konflikti i shtetit shqiptar me Anglo-Adriatic Group Limited, e cila krijoi në Shqipëri fondin Anglo Adriatika Investment Fund sh.a me qëllim mbledhjen e kuponëve të privatizimit. Ky konflikt i kushton Shtetit 1 milion Euro. Kjo çështje në arbitrazh është fituar nga shteti ynë, por pagesa njihet për shpenzimet administrative të Arbitrazhit.

Nga Buxheti i Shtetit duhet t? paguhet gjithashtu dhe vlera prej 550 000 Euro p?r konfliktin ndërmjet Ministris? s? Bujq?sis? dhe Zhvillimit Rural dhe kompanis? Valeria Italia s.r.l. Kompania Italiane Valeria s.r.l ka filluar procesin e arbitrazhit ndaj Shqiperise n? vitin 2018, në lidhje me një ndërmarrje të fermave të produkteve bujqësore. Sipas Raportit t? Mes-vitit t? Zbatimit t? Buxhetit 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomis? njeh si detyrim t? Shtetit Shqiptar ndaj Pal?s Private vet?m koston totale t? shpenzimeve p?r avokat?t dhe kostot fillestare t? arbitrazhit n? vler?n 769 500 Euro, dhe deri n? Qershor 2019 jan? likujduar nga shteti shqiptar 219 500 Euro. Për këtë Çështje nuk ka ende nj? Vendim final t? Gjykat?s Nd?rkomb?tare t? Arbitrazhit.

Burime të Top Story zbuluan se kjo cështje ishte diskutuar për tu zgjidhur me marrëveshje. Por Firma ligjore që po mbron kompaninë italiane Valeria |SRL në padinë ligjore kundër kundër shtetit shqiptar në Arbitrazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar përmes një njoftimi se kjo gjykatë ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesën e saj duke rrëzuar mundësitë e arritjes së një marrëveshje mes kompanisë italiane dhe shtetit shqiptar.

Nj? tjet?r shum? q? duhet t? paguhet nga Buxheti i Shtetit ?sht? detyrimi ndaj shoq?ris? “J&P AVAX” s.a, n? vler?n 4 214 402 Euro, si rezultat i konfliktit mes kompanis? dhe ish Ministris? s? Pun?ve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Konflikti ka lindur p?r shkak t? mosmarr?veshjeve mes pal?ve gjat? zbatimit t? kontrat?s nr. C-006, dat? 22.05.2005 P?r nd?rtimin e segmentit rrugor Gjirokast?r – Tepelen?, pjes? e korridorit Veri-Jug.

Konflikti mes kompanis? SAFA sh.p.k dhe Ministris? s? Infrastruktur?s dhe Energjis? i ka shkaktuar buxhetit t? shtetit koston prej 3 543 338 Euro. Kjo ç?shtje lidhet me projektimin dhe nd?rtimin e rrug?s Tiran? – Elbasan. Nga Raporti i Ministris? s? Financave evidentohet se n? k?t? vler? jan? p?rfshir? vlera e d?mshp?rblimit ndaj Investitorit prej 2 495 166 Euro dhe kostot administrative t? Arbitrazhit n? vler?n 1 048 166 Euro.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT