“U çudita, por…”/ Klosi flet për satelitët shqiptarë: Na duhen, do na bëjnë shumë punë

TIRANË – Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se Shqipëria do të lëshojë brenda vitit të ardhshëm dy satelitë në hapësire.

Dhënia e një afati konkret habiti jo pak qytetarët, pasi shumë pak e besuan deklaratën e kryeministrit pak ditë më parë në Kuvend.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi deklaroi në emisionin “Breaking” në Top News, se satelitët na duhen, por problem është se Shqipëria nuk ka para.

“Në fakt ato na duhen, di 100 arsye se pse na duhen. Por ato kërkojnë shumë lekë. Sot satelitët po përdoren për gjëra të çuditshme, për të parë sesa është lagështia e tokës në një vend. Edhe Shqipëria ka nevojë për satelitë, por Shqipëria nuk ka para. E kuptuam që do lëshohen dy satelitë.

Jo nga ne se kjo u kuptua. Brenda një sateliti vendosen dedektorë të ndryshëm që bëjnë shumë punë. Kur e dëgjova u çudita. Fillimisht u tha se do na i lëshojnë turqit, por më pas u zbulua se është Elon Musk. Ky është fillimi. Më vonë do të lëshojmë të tjerë. Unë di diçka për satelitët “, tha Klosi në Top News./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT