U shkarkua nga drejtimi i PD-së së Fierit, Baçi: Biseda ime 10-minutëshe me Lulzim Bashën

Kryesia e Partisë Demokratike në Fier po zhvillon mbledhje.

Burime bëjnë me dije se Luan Baçi është shprehur:

“Kisha një takim mbrëmë në 19:00, 10 minuta me kryetarin Basha ku më është thënë të jap propozime për degën e Fierit dhe më është kërkuar dakordësia”.

Kujtojmë se sot qarkulloi lajmi se Agron Kapllanaj është komanduar si Kryetar i degës së PD-së në Fier, deri në ristrukturimin e kësaj dege. Kapllanaj zëvendeson Luan Baçin, deputetin demokrat, i cili iu bashkua Foltores së ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT