Vendimi i fundit i Ardi Veliut! Policia procedon penalisht 4 protestues që kundërshtuan rritjen e çmimeve

Ardi Veliu është larguar me një akt të fundit nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Ish-drejtori i Përgjithshëm që dje pati ditën e fundit në punë, për fat të keq, kjo ditë i ka përkuar me protestën e organizuar në rrjetet sociale, ku qindra qytetarë dolën para kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e Çmimeve.

Në një njoftim që ëshë publikuar sot, Policia e Shtetit ka referuar në Prokurori 4 persona, të identifikuar si pjesëmarrës dhe organizatorë në protestë, që i akuzon për bllokimin e paligjshëm të rrugës.

“Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë”, njofton Policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT