VIDEO/ “E di gjithë bota që jemi…”, zbulohet lidhja e gjakut mes Ramës dhe ish-zëdhënëses së Berishës

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përmes një video në Tik-Tok se është kushëri me Erla Mëhillin, ish-zëdhënësen e Sali Berishës.

Kreu i qeverisë ka ndarë me publikun disa nga momentet në “prapaskenë” që ka filmuar  një natë më parë, para se të niste emisioni “Now”.

Ishte fillimisht gazetarja që i kujtoi Ramës se ishin kushërinj, ndërsa biseda mes tyre zhvillohet teksa kryeministri bën make-up dhe vendos mikrofonin.

“E di gjithë bota që jemi kushërinj, është përkthyer në shumë gjuhë…a më ke tek “Kurban”,”- dëgjohet të thotë Mëhilli.

“Unë të kam por…”- ia kthen Rama.

“Edi Rama përballë personazhit të librit,”– shton gazetarja më tej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT