VIDEO/ “E pabesueshme, por e vërtetë”, Rama zbulon datën: Ja kur lëshohet në hapësirë sateliti Albania 1

TIRANË – Edi Rama ka zbuluar se sateliti Albania 1 do të lëshohet në orbitë në muajin mars, duke surprizur kështu jo pak skeptikët lidhur me premtimin që kryeministri bëri në parlament pak ditë më parë.
Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook një video, ku po bisedon me ekspertin e kompanisë SPACE X , ndërsa thekson se sateliti Albania 2 do të lëshohet në hapësirë në qershor
Pjesë nga biseda
Rama: Pra jemi këtu.
-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Rama: Po Albania 2? Në qershor…
-Saktë…
Rama: Super
-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen
Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.
-Po, zotëri
Sateliti i parë i dërguar në orbitë ishte Sputnik 1 në 4 tetor 1957. Pas tij u dërguan dhe shumë satelitë të tjerë. Sot në orbitë ndodhen rreth 4000 satelitë të dërguar nga njeriu.