VIDEO/ Gjekmarkaj akuza SHBA: Lejoi qeverinë të manipulojë zgjedhjet, se ne fituam

Deputeti i Partisë Demokratike Agron  Gjekmarkaj, në një intervistë për gazetaren e Top News, Rovena Cerka, ka hedhur akuza të forta në drejtim të ndërkombëtarëve. Gjekmarkaj tha se me 25 prill qeveria u lejua të manipulojë procesin zgjedhor.

“Besoj se nëse me 25 prill do kishim një arbitër të paanshëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme, opozita do të ishte në pushtet. Inxhinieria elektorale, e mundësoi Edi Ramën të mbante mandatin e tretë. Një mandat që nuk do e mbante nëse s’do kishte pasur një sy shkelje ndërkombëtare”, tha Gjekmarkaj

Po thoni se PD i humbi zgjedhjet sepse nuk kishte mbështetjen e amerikanëve?

Ndër të tjera po. U lejua qeveria të manipulojë zgjedhjet sepse ne në momentin më kruçial na mungoi kjo mbështetje

Akuzë e rëndë ndaj SHBA…..

Jo nuk akuzoj. Jam promovuar idenë që pro amerikanizmi i Partisë Demokratike nuk duhet të vihet në diskutim. Që asnjë perspektivë antiamerikane nuk është e dobishme për Partinë Demokratike dhe elektoratin e saj.

Sipas tij SHBA mund të ketë gjykuar se deri në momentin që opozita shqiptare do të zgjidhte problemet brenda saj, në mazhorancë të vazhdojë të qëndrojë Partia Socialiste. 

“Jo çështja është që ato kanë pasur një problem me opozitën e Shqipërisë dhe kanë gjykuar që ndoshta është më mirë që Edi Rama të vazhdojë edhe disa kohë. Deri sa opozita të ndreqë problemet që ka me SHBA. Nuk po them që SHBA kanë promovuar, sepse atë thanë që besoni tek ndryshimi, votoni ndryshimin. E dhanë mundësinë. Por nga ana tjetër, ambasadorët në Tiranë e lejuan Edi Ramën që ta ndryshojë Kushtetutën. Në qoftë se ata do të ishin me dorë të hekurt, të respektohej marrëveshja e 5 qershorit,  jam i sigurt që Kushtetuta nuk do të prekej, nuk do të ndryshonte forma e mëparshme e koalicioneve që do të vente opozitën të vinte në pushtet”, tha ai.

Gjekmarkaj u shpreh se Amerika është e interesuar që në Shqipëri të promovohet vota e lire dhe demokracia. Sa i takon ndarjes së partisë në dy kampe për të nuk duket problematike dhe vlerësoi se Sali Berisha duhej të ishte larguar, megjithëse u shpreh skeptik për mënyrën e vendimmarrjes së Lulzim Bashës. Ai shtoi se koha politike ndoshta ka mbaruar tani dhe duhet të ishte tërhequr.

“Ai kishte tetë vite larg pushtetit, mendoj se korrupsionin e bën qeveria e jo opozita. Do të kishte qenë më logjike që masat non-grata SHBA ti hidhnin së parë drejt qeverisë, por ne nuk e komandojmë dot SHBA-të. Jemi një komb i vogël, parti e vogël në Ballkan, që ka nevojë ekzistenciale marrëdhëniet me SHBA-në. Askush nuk ka luksin ta cenojë atë, ne duam ta kultivojmë dhe ta rrisim atë si marrëdhënie. Partitë shqiptare, qoftë qeveria, qoftë opozita kanë nevojën e SHBA-ve. Dhe prishet bilanci dhe ekulibri nëse preferenciale është qeveria dhe opozita është e goditur. Dhe në këtë kontekst është marrë vendimi i Lulzim Bashës, një vendim i vështirë. një vendim i disktueshëm nga pikëpamja politike, por ai është votuar nga PD si kryetar, i një lideri, është vendim politik, madhor, i cili bëhet ose konsumuar për të ruajtur marrëdhëniet me SHBA, për të mos e vënë PD nën shenjëstrën e tyre të vazhdueshme”, tha Gjekmarkaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT