VIDEO/ “Grupet e gatshme të mësueseve”, momenti kur gjendet në tokë arma që u përdor tek sherri në shkollën “Çajupi”

Një sherr i nisur fillimisht mes dy mësueseve në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”, degjeneroi mëngjesin e kësaj të hëne deri në përplasjen me sende të forta në mes të rrugës, e madje deri tek të shtënat me armë.

Në vendin e ngjarjes, është gjetur edhe një armë zjarri, ndërkohë që banorët e zonës i treguan efektivëve se dëgjuan të paktën 4 të shtëna.

Gazetari Elton Qyno ka publikuar edhe videon e plotë nga momenti kur një nga anëtarët e grupit hetimor, me doreza në duar merr armën nga toka për ta dërguar më pas në laboratorin e kriminalistikës.

Ndërkohë, në media është publikuar edhe momenti kur efektivët e policisë shoqërojnë një prej personave të përfshirë në sherrin e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne pranë gjimnazit “Çajupi” në Tiranë.

Siç mund të shihet në foton e mëposhtme, policia e gjeti personin në fjalë të fshehur në shkallën e një pallati të zonës. Ai tentoi t’i shpëtonte policisë duke u futur pikërisht në këtë pallat.

 

VIDEO/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT