VIDEO / Plas arma në Komunën e Parisit, forca të shumta policie në vendngjarje

Krisma armësh janë dëgjuar në zonën e Komunës së Parisit pak pas orës 22:30. Raportimet paraprake flasin për të paktën një person të mbetur të plagosur.
“Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë thonë se kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj”, njofton Policia.