Voltana Ademi “troket” në Kryeministri, merr pjesë në mbledhjen e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot te gjithë kryebashkiakët e vendit.

Mësohet se mes kryebashkiakëve që kanë qenë pjesë e mbledhjes me Ramën, është edhe kryetarja demokrate e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Kujtojmë se në mbledhjet që ka zhvilluar së fundmi Rama me kryebashkiakët, Ademi nuk ka qenë asnjëherë e pranishme ndërsa sot ka “thyer akujt”.

Gjatë kësaj mbledhje tema kryesore e diskutimeve kanë qenë ujësjellësat dhe kanalizimet nëpër bashkitë e vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT