Vrasja e Backës/ Luftë mes grupeve të kosovarëve dhe çamëve? Softa: Shteti të ndërhyjë, të ndalojë hakmarrjen

Në emisionin “Zona Zero” në Top News u diskutua në lidhje me vrasjen më të fundit, e tipit mafioz ndaj Demir Backës. Moderatori Thimi Samarxhi kishte të ftuar Fatjon Softa dhe Lefter Maliqin, dy ish-punonjës të policisë dhe ekspert në fushën policore. Sa i përket një teorie që kjo ky atentat mafioz mund të cilësohet si përplasje mes bandave që njihen në Fier si mes çamëve dhe kosovarë, një rivalitet i njohur prej vitesh në këtë qytet, eksperti Fatjon Softa u shpreh se policia duhet të ndërhyjë që situata të precipitojë më tej, në një hakmarrje mes dy fiseve, kjo nëse rezulton se ngjarje ka nisur pas një grindjeje mes viktimës dhe një personi të njohur për drejtësinë e policinë shqiptare.

“E shoh si një gërvishtje e një plagë që fillimi nuk përfundon këtu. E shoh të vështirë situatën. Policia nuk mund të jetë në rolin e një spektatori e gjurmuesi, por në një rast parandalimi, situata duhej të ishte nën kontroll. Duhej të kishte punuar dhe të punojë tani e prapa me gjithë këto njerëz që janë në konflikt”, tha Softa.

Më tej ai theksoi se “një nga pistat mund të jenë ngjarjet e ’97, nëse dikush ka qenë 25 apo është bërë 50 vjeç, nuk do të ishte mirë që kjo pistë të dalë tani, e që tregon e hakmarrja del e vazhdon. Pista të tjera të ndryshme banale, por policia nuk duhet të jetë indefirente ndaj një gjëje të tillë. Ku ishe ti si polici gjatë kësaj periudhe e nuk e parandalove, edhe ato që kanë konflikte e probleme kanë nevojë për një arbitër dhe ky është shteti”, tha Softa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT