Skandali i radhës! Pasi pronës publike iu gjet pronari, zbulimi arkeologjik në Durrës mbulohet sërish me dhè

Një zbulim arkeologjik para filialit të postës në Durrës është mbuluar mee dhe mëngjesin e sotëm.

Arkeologët kishin nisur zbulimin e gjetjeve dhe vijonin më tej me gërmimin, por tashmë ata janë detyuruar të braktisin punën.

Anulimi i punimeve vjen reagimit të Komunitetit Mysliman, Myftinisë Durrës i cili i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës të ndërpresë sondazhet, pasi gërmimet me qëllim kërkimin shkencor, po kryhen në një tokë private.

Pas kësaj në vendngjarje ka mbërritur fadroma, e cila ka mbuluar me dhe zbulimet në lulishten e qytetit bregdetar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT