“11 dhjetori, marshim miting anti-amerikan”/ Gjekmarkaj: 18-ta, përpjekje për ta mbajtur PD në shinat perëndimore

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se ndryshimi mes Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe atij të thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor është i qartë.

Ai thotë se më 11 dhjetor është thirrur një miting-marshim në kurriz të Partisë Demokratike dhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më 18 dhjetor një përpjekje për ta mbajtur PD në shinat e marrëdhënive të mira me Perëndimin.

“Data 11 është një marshim, një miting, quajeni ëfarë të doni, në Tiranë, ose mbi Partinë Demokratike, një miting antiamerikan, ndërsa më 18 dhjetor mblidhet Kuvendi që përpiqet ta mbajë Partinë Demokratike në shinat e marrëdhënieve të mira perëndimore”, tha Gjekmarkaj në emisionin Opinion.

Ndërkohë, Arben Ristani deklaroi se fati i Kuvendit të 18 dhjetorit do të varet nga vendimmarrja e Kuvendit që mbahet më 11 dhjetor.

“Sepse fare mirë më 11 dhjetor mund të vendoset që janë marrë të gjitha vendimet dhe s’kemi pse të mblidhemi më më 18 dhjetor, sië ka thirrur kryesia e partisë”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT