15 milionë euro investim, nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e hotelit me 5 yje në Durrës

Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e një hoteli me pesë yje në Durrës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe zëvendëspresidenti i Intercontinental Hotels Group për Evropën Juglindore Hylko Versteeg kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me “Mediterranean Investment Group” për të sjellë në Durrës markën e njohur ndërkombëtare “Croëne Plaza” përmes një investimi prej 15 milionë euro.
“Ky është një tjetër hotel me pesë yje në Shqipëri duke vijuar strategjinë për inkurajimin e brandeve ndërkombëtare për investimet e tyre në vendin tonë”, tha Kumbaro.
“Këto struktura e vendosin Shqipërinë në destinacionet më të rëndësishme turistike përveçse krijojnë vende të reja punësimi dhe ofrojnë një standard tjetër në shërbimet hoteliere”, u shpreh ministrja.