“A do ta bindni Kosovën për Ballkanin e Hapur?”, Rama: Unë nuk kam degë të PS-së atje!

“Ne s’mund t’i biem këmbës, o si themi ne, o s’ka”. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama nga Beogradi teksa iu përgjigj gazetarëve nga Shqipëria që e shoqërojnë.

Rama tha se marrëdhëniet mes Shqipërise dhe Kosovës nuk varen nga qëndrimet që kanë dy qeveritë sa i përket ‘Ballkanit të Hapur’.

Ai shtoi se që Serbia të kërkojë falje ndaj Kosovës, duhet të ketë një strategji.

“Serbia e ka humbur luftën, ndërsa Kosova duhet të fitojë paqen” – tha ai teksa shtoi se nuk mund t’i imponohen askujt.

I pyetur nëse do të tentojë ta bindë Kosovën për t’u bërë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’, Rama u shpreh se ai nuk ka një degë të Partisë Socialiste atje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT