Aksidenti në Bullgari, publikohet “VIDEO 3D” që zbulon si u përplas autobusi dhe u përfshi nga flakët

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari.
Në pamjet e publikuara është improvizuar edhe njëherë momenti sesi autobusi fillimisht u përplas dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Mendohet se autobusi mund të ketë devijuar rrugën teksa u përplas më pas me bordurat metalike anësore .
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Bullgari. Si pasojë e flakëve që përfshinë autobusin e agjencisë turistike “Besa Trans”, kanë humbur jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe janë lënduar 7 të tjerë./Gazeta Shqip