Aksidenti tragjik me 45 viktima/ Zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Kontrollin e fundit teknik autobusi e bëri në…

Zv/ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut foli sot në Zona Zero në Top News për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona në autobusin që u përfshi nga flakët.

Nazim Bushi tha se ministria është angazhuar për të identifikuar viktimat dhe për të informuar familjarët.

Ai gjithashtu informoi se kontrollin e fundit teknik autobusi e ka bërë në tetor.

“Ne si ministri e brendshme kemi angazhuar të gjitha instancat për të identifikuar viktimat, për marrjen e ADN-së dhe njoftimin e familjarëve. Nga institucionet e Maqedonisë së Veriut kemi bërë të pamundurën për të deleguar të gjitha të dhënat.

Kontrollin e fundit teknik autobusi e ka bërë në tetor. Qeveria do të merret me kthimin e kufomave në shtet. Gishtin pa pasur prova nuk e vendosim dot,” tha Bushi.

A ndodhi aksidenti si pasojë e lojërave politike? Kështu thuhej në një dokument të keqinterpretuar..

“Nuk kemi asnjë informatë zyrtare për provat, prandaj nuk po nxjerrim asnjë përfundim deri më tani,” tha Bushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT