Aksidenti tragjik në Bullgari, Blinken mesazh ngushëllimi: Zemra jonë është me popullin e Maqedonisë së Veriut dhe ata që janë në zi!

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona pasi autobusi me të cilin udhëtonin u rrokullis dhe mori flakë.

Blinken shkruan se zemra e amerikanëve është me populllin e Maqedonisë së Veriut dhe familjet e viktimave, ndërsa u uron shërim të shpejtë të plagosurve.

DASH dhe Populli amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe në zjarrin e shtëpisë së të moshuarve. Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Blinken.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT