Aksidenti tragjik në Bullgari! Publikohen fotot e viktimave, mes tyre dy çifte shqiptare

Publikohen fotot e disa prej viktimave që ndërruan jetë nga ngjarja tragjike e ndodhur në Bullgari. Si pasojë e përfshirjes nga flakët të një autobusi që kthehej nga Stambolli humbën jetën 45 persona, shumica e te cilëve me origjinë shqiptare.
Mes viktimave janë Sade Mustafoski 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij Zilija Mustafoska 48-vjeçe nga Dibra e Madhe. Tetova Sot ka publikuar fotot e tyre.
Një tjetër çift nga Dibra e Madhe nuk ka mundur t’i mbijetojë ngjarjes tragjike duke ndërruar jetë. Ata janë Enis Ramanovski dhe bashkëshortja e tij.