Aksidentimi i eskortës së Sali Berishës/ Ja varianti i Policisë së Shtetit

Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin në aksin Milot-Mamurras, ku u përfshi edhe eskorta e Sali Berishës.

Mësohet se në aksident u përfshinë 4 automjete, dy prej të cilave ishin makinat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po kthehej nga një takim që pati në Laç me mbështetas të tij.

Dy shtetas kosovarë kanë mbetur të plagosur lehtë.

“Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT