Amendamentet e tij për bujqësinë morën vetëm 8 vota/ Braçe: Hap i madh përpara, nga 5 vota në 2018! Ligjet klienteliste i votuat me shumicë

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi socialistët rrëzuan propozimet e tij për paketën fiskale.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti socialist tha se paketa fiskale godet më të dobëtit dhe dëmton rëndë bujqësinë. Gjithsesi, Braçe shkruan se 8 votat pro amendamenteve të tij, janë një sinjal i mirë, se në të ardhmen këto ndryshime mund të bëhen.
“Udhëheqësve ju duhet kohë të vijnë tek ajo që është e vërtetë dhe e drejtë”, shkruan Braçe, ndërsa kujton sesi disa nga nismat e tij, edhe pse janë kundërshtuar në fillim, kanë nisur të aplikohen.
“8 VOTA PRO PER BUJQIT!
Po hap i madh perpara ama;
-Ne nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO;
Kete nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi çdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.
-Ne nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;
Kete nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;
Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.
A MBAN PERGJEGJESI KUSH?
Pra, dua te them;
-E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;
Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.
-E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;
Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, si sot. Ky eshte problem i madh! Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise. Faleminderit te gjitheve!”, shkruan Braçe.
Çfarë kërkoi Braçe
Braçe kërkon heqjen e përjashtimit të TVSH-së 6% për hotelet me 5 yje si dhe favorizimet që janë bërë për sektorin e ndërtimit në zonat rezidenciale.
Braçe po ashtu kërkon më shumë mbështetje për bujqësinë përmes heqjes së tatimit 10% për inputet bujqësore si dhe rivendosjen e skemës 20% të kompensimit të TVSH-së për fermerët.
Kritikat nuk kanë munguar as për taksën e qumështit pluhur, pasi sipas Braçes përjashtimi i fabrikave me certifikatë të AKU zhbën tërësisht qëllimin e ligjit. Ndër të tjera kërkoi vendosjen e akcizës së vajit të palmës, heqjen e favorizimeve për birrën si dhe rivendosjen e akcizës për pijet energjike./Gazeta SHQIP