“Autori i ngjarjes është…”, Sociologu i njohur paralajmëron: Krimet do vazhdojnë të jenë të mëdha

Sociologu i njohur, Gëzim Tushi, është shprehur se “krimet do të vazhdojnë të jenë të mëdha dhe po na e bëjnë jetën të pajetueshme”.

Këtë koment, Tushi e dha teksa ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, duke komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Fier.

38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu, vrau dhe më pas groposi në oborrin e shtëpisë djalin 8-vjeçar të fqinjëve.

“Nuk i ka mbetur gjë më krimit, është akti më makabër. Në shoqërinë shqiptare numri i krimit ndaj fëmijëve është në rritje, që nga vrasja, përdhunimi apo çdo krim tjetër. Ai është një përbindësh, është një kafshë.

E keqja në këtë shoqëri është bërë shumë e madhe. Lidhja tradicionale e shoqërisë, sidomos në zonat rurale nuk është më si dikur.

Te kjo jetë ka çaluar fakti që institucionet që merren me edukimin e njerëzve nuk ekzistojnë. Krimet do të vazhdojnë të jenë të mëdha. Kjo është një kambanë alarmi”, tha sociologu i njohur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT