Balla revoltohet për krimin makabër në Fier: Ndëshkim maksimal nga drejtësia!

Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Ball aka reaguar për ngjarjen tronditëse në Fier, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë fëmijën 8 vjeç.

Balla thotë se autori i krimit makabër duhet të marrë ndëshkim maksimal, ndërsa kërkon nga drejtësia që të veprojë me urgjencë.

“Krimi horror në Fier duhet të marrë një ndëshkim maksimal dhe të mënjëhershëm nga drejtësia”, ka shkruar Taulant Balla.

Fëmija i mitur u rrëmbye ditën e sotme pas shkolle nga fqinji 38-vjeçar Klodian Çalamani që dyshohet se vuan nga problemet mendore. Ai e vrau dhe më pas e groposi trupin e të miturit në oborrin e banesës së tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT