Basha del triumfator nga kryesia e PD, mesazh Berishës: Askush nuk e mban peng partinë, ju siguroj

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër pas mbledhjes 6 orëshe së kryesisë së PD-së. Ai ka thënë se është krenar për vendimin e kryesisë dhe ka lëshuar një mesazh në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 18 dhjetor dhe jam krenar për vendimin e Kryesisë pas pothuaj 6 orësh diskutimesh, dua t’i falënderoj të gjithë, pavarësisht prej mendimeve apo votës së tyre, për përkushtimin që demonstruan dhe për legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët. Një parti, një kuvend më 18 dhjetor dhe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd ta mbajë Partinë Demokratike peng. Ju faleminderit!”.
Shumica e kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor. Propozimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori 26 vota pro, 3 vota kunder te anetareve Belind Kellici, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk moren pjese në votim, 2 mungonin.
“Jemi nje parti, do të kemi vetem 1 Kuvend. Nuk do të lejojmë askënd të marrë këtë parti peng!”- tha Basha ne mbyllje te mbledhjes.